Maqedoni

Prokuroria: Janeva është ftuar të dëshmojë të martën

18.08.2019 17:43

Prokurorja Speciale Katica Janeva është ftuar të dëshmojë për rastin “Zhvatje” në Prokurorisë Publike...

Prokurorja Speciale Katica Janeva është ftuar të dëshmojë për rastin “Zhvatje” në Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi zëri i saj dëgjohet në bisedat e publikuara mes Boki 13 dhe Orce Kamçev.

Janeva është ftuar të dëshmojë të martën në orën 10.00, kanë konfirmuar nga Prokuroria. Lidhur me rastin zhvatje deri tani kanë dëshmuar edhe prokurorët e PSP-së, Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi.

Janeva është ftuar të dëshmojë pas publikimit të bisedave nga gazeta italiane “La Verita”, në të cilën dëgjohet zëri i Janevës duke biseduar me biznesmanin Kamçev.

Janeva e ka pranuar se zëri në biseda është i saj, por e ka arsyetuar komunikimin duke thënë se ka qenë tentativë për ta bërë Kamçevin dëshmitar në një rast tjetër. 

Prokuroria, ka kryer edhe ekspertizë të dy telefonave të Janevës me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarit në rastin “Zhvatja”.

Për shkak të fshehtësisë së hetimit, prokuroria nuk zbulon detaje rreth marrjes në pyetje të prokurorëve dhe të punësuarve në PSP.