Botë
Rumani, sulm në një spital 4 të vdekur 9 të plagosur
18.08.2019 18:09
Katër persona kanë vdekur ndërsa së paku nëntë të tjerë janë plagosur pasi janë sulmuar në një spital psikiatrik në Bukuresht të Rumanisë...

Një burrë i moshës 38 vjeçe, i cili ishte pranuar para tre ditësh në klinikën psikiatrike në Sapoca të Bukureshtit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, me mbajtësen e infuzioneve ka sulmuar fillimisht pacientët në dhomën e tij duke kaluar pastaj në repartin e femrave.
Tre prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa viktima e katërt ka ndërruar jetë në spital.
Raportohet se nga nëntë personat e plagosur, dy janë në komë.
“Gjithçka ka ndodhur në më pak se një minutë,” thanë drejtuesit e spitalit.
