Maqedoni

Aksident në rrugën Strumicë-Vallandovë, katër persona të lënduar

18.08.2019 18:50

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:40 minuta në rrugën Strumicë-Vallandovë gjegjësisht në fshatin Kosturino...

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:40 minuta në rrugën Strumicë-Vallandovë gjegjësisht në fshatin Kosturino, ku nga nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona dhe janë dërguar në spitalin e Strumicës, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, Hrizantema Rendevska.
 
Nga momenti i aksidentit qarkullimi rrugor në rrugën Strumicë-Vallandovë ishte ndërprerë, ndërkaq nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se qarkullimi për gjatë rrugës Strumicë-Vallandovë tani është normalizuar.
 
Sipas informacioneve paraprake në aksident kanë marrë pjesë tre automjete, ndërsa hetimi ende vazhdon në vendin e ngjarjes.