Maqedoni

Shkup, shuhet zjarri në Pintija

19.08.2019 12:18

Zjarri në lagjen Pintija është shuar, informojnë sot nga Njësia Terrotiriale Kundër Zjarrit në Bashkinë e Shkupit...

Zjarri shpërtheu dje rreth orës 11:30 në rajonin malor mbi Pintijan dhe kaploi një hapësirë të madhe të pyjeve të përziera.
 
Në shuarjen e zjarrit janë kyçur edhe avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Komuna e Kisella Vodës.
 
Sipas informacioneve të Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve, për momentin nuk ka zjarre aktive në Shkup.