Botë

“Open Arms” pret leje për hyrje në port, 4 emigrantë hidhen në det në Lampeduza

19.08.2019 12:54

Pas 16 ditëve pritjeje për të marrë lejen e hyrjes në portin e Lampeduzës, katër emigrantë nga anija humanitare “Open Arms”...

Pas 16 ditëve pritjeje për të marrë lejen e hyrjes në portin e Lampeduzës, katër emigrantë nga anija humanitare “Open Arms” që i shpëtoi ata nga mbytja e sigurtë, nuk kanë duruar më dhe janë hedhur në det duke u nisur me not drejt tokës. Anëtarët e ekuipazhit u përpoqën t’i kthejnë ata në anije dhe pamjet e xhiruara prej tyre janë bërë virale. 
 
Tashmë disa javë emigrantët presin lejen nga qeveria italiane për të zbarkuar në ishull por Ministria e Brendëshme vazhdon të jetë e prerë.
 
Asnjë emigrant nuk lejohet të shkelë në tokën italiane. 40 emigrantë janë aktualisht në spital për shkak të problemeve me shëndetin, por në anije janë edhe 107 të tjerë që presin që qeveria në Romë të ndryshojë vendimin paraprak për të mbyllur portet për emigrantët ilegalë.
 
"Ne kemi ditë që po e paralajmërojmë një vemrim të tillë. Njerëzit hidhen në ujë, ata që mbesin janë në ankth e panikë. Cfarë I duhet tjetër qeverisë. Duhet të vdesë ndonjëri? Ata që nuk vdiqën në mes të detit, mos duhet të vdesin në anijen tonë? Cfarë duhet tjetër. veproni tani. Kjo është e papranueshme, e papranueshme", shprehet themeluesi i "Open Arms", Oscar Camps.
 
Të dielën Spanja froi njërin nga portet e saj për anijen Open Arms. Por drejtuesit e anijes thonë se zbarkimi në Spanjë do ti vinte emigrantët në rrezik.
 
SEMRA AJETI