Maqedoni
Ligji për PTHP-në: Grupet e punës komunikojnë, përparim nuk ka
19.08.2019 17:21
Ende nuk dihet se kur do të rifillojnë bisedimet për ligjin e ri për Prokurorinë...

Nga LSDM dhe VMRO-DPMNE thonë se grupet punuese janë në komunikim mes tyre, por megjithatë nuk është caktuar ndonjë termin për takimin e rradhës.
Nuk përjashtohet mundësia që çështjet më të ndjeshme të ligjit të zgjidhen në një takimin liderësh. Nga VMRO-DPMNE këmbëngulin që të pranohet ligji i propozuar prej tyre.
Cdo veprim tjetër I maxhorancës sipas VMRO-së, nuk do të pranohet. Opozita nuk ndalet së kërkuari që paralelisht të bisedohet edhe për zgjedhjet e parakohshme.
"Ne mbetemi në qëndrimin tonë se kemi propozuar një ligj principiel që duhet të pranohet nga qeveria më saktë nga Ministrja Deskovska dhe Zoran Zaevi nëse janë të sinqertë në qëllimin e tyre që të sillet një ligj në drejtim të vënies në vend të drejtësisë.nëse nuk janë të sinqertë, e po e shohim se nuk janë, do të përpiqen që me forcë të miratojnë një ligj që nuk do të pranohet nga asnjëra palë", shprehet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimce Arsovski.
Për më 27 gusht, në seancë paramentare është vënë në rend dite propozim ligji i qeverisë, me simbolin e BE-së.
Në këtë ligj parashihet inkorporimi i PSP-së në Prokurorinë ekzistuese për krim të organizuar dhe kalimi i menjëhershëm i të gjitihë prokurorëve ne të.
Për miratimin e ligjit nevojiten 80 vota, nëse I ka ose jo këto vota pushteti, pritet të shihet këto ditë të mbetura deri kur ligji të dalë para deputetëve.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
