Botë

Konstituimi i këshillit bashkiak: Protesta në Shkodër, përplasje me policinë

19.08.2019 17:40

Bashkia e Shkodrës është e vetmja pa kryetar të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit...

Valsdrin Pjetri, kandidati i vetëm i cili u shpall fitues, dhe dorëheqejen, pas akuzave të opozitës se ai kishte qenë i dënuar në Itali. Në këto kushte, këtë të hënë është bërë vetëm konsitutimi i Këshillit bashkiak, ndërsa Voltana Ademi e Partisë Demokratike, do të vijojë ta mbajë detyrën e kryebashkiakes, deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.
 
Por konsitutimi i këshillit bashkiak në Shkodër është bërë përmes protestash nga ana e simpatizantëve të Partisë demokratike.Këshilltarët janë detyruar të bëjnë konstituimit në ambientin e universitetit “Lugj Gurakuqi”, ku protestuesit demokratë u përplasen me forcat e rendit jo të pakta në numër.Deputetja socialiste Senida Mesi u shpreh se Valdrin Pjetri kanditati fitues në zgjedhjet vendore do të përballet me ligjin.
 
Ndalesa e fundit e protestës në formë marshimi ishte Bashkia Shkodër aty ku kryetarja Voltana Ademi tha se do të jetë në krye të bashkisë, deri në zgjedhje të lira e të ndershme.
 
Ende nuk dihet nëse kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës do të dalë nga zgjedhjet e 13 tetorit, apo do të dekretohet një datë e posaçme zgjedhjesh vetëm për bashkinë Shkodër, mundësi të cilën presidenti e përjashton.
 
LULJETA NDOKA