Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, VMRO: Kostadinov mbulon rastin se është i “kapur”; LSDM: Mickovski të tregojë “gatesën” me Kiçeec

19.08.2019 18:07

VMRO DPMNE ka zgjeruart rrethin e zyrtarëve të dyshuar për përfshirrje në rastin “Zhvatja”...

Veç akuzave në adresë të kryeministrit Zoran Zaev, VMRO ka shënjestruar edhe zëdhënësin e LSDM-së, si zyrtar i cili përpiqet të mbulojë këtë rast, me çdo kusht, për shkak të materialeve të gjetura në celularin e të dyshuarit Bojan Jovanovski, me përmbajtje amoraliteti.      
 
“Nëse frika e Zaevit është të mësuarit e adresës se ku është dërguar kuferi me para, a është frika e Kostadin Kostadinovit të mësuarit për materialet inkriminuese me përmbajtje amorale, që janë gjetur në telefonin e njërit prej të dyshuarve në rastin “Zhvatja”?! A ka frikë Kostadinov nga zbulimi i karakterit të tij amoral”, u shpreh zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
Sipas partisë së Mickovskit, Kostadinov është mik Bojan Jovanovskit dhe sëbashku me të ka marrë pjesë nëpër festa të shfrenuara. Mirëpo, LSDM konsideron se VMRO DPMNE është në panikë nga frika që ka nga drejtësia dhe përgjegjësia që duhet të mbajnë të gjithë që kanë shkelur ligjin.
 
“Lajmet e rreme nuk mund të zëvendësojnë faktet”, thonë nga LSDM.
 
“Stoilkovski ka gabuar adresë. Vendi i duhur për të parashtruar këto pyetje është aborri i bardhë i VMRO DPMNE-së dhe Hristijan  Mickovki. Mickovski e pranoi se është takuar me Zoki Kiçeec, i dyshuar në rastin “Zhvatja”. Personat që paraqiten në pamje, si Zoki Kiçeec dhe Orce Kamçev janë të afërt me VMRO DPMNE-në, si dhe medium ku publikohen pamjet”- thuhet në kumtesën e LSDM-së. 
 
Partia e Zaev pyet Mickovskin nëse është takuar me ish kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevskin, me gazetarin nga Italia dhe persona të tjerë në Slloveni dhe, çfarë kanë këmbyer mes veti.  
 
SHËTIM NUREDINI