Maqedoni
Sot vazhdon gjykimi për rastin “TNT”
20.08.2019 09:36
Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin “TNT” të PSP-së...

Lënda udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës së PSP-së është prokurori Burim Rustemi.
Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e fundit u dëgjuan dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja.
Në rastin “TNT” që ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike, me rrënimin e kompleksit “Kosmos”.
