Maqedoni

Janeva: Do të jap argumentet, shpresoj të shpejtoj hetimet

20.08.2019 11:19

Kryprokurorja Speciale Publike në dorëheqje , Katica Janeva është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion...

Kryprokurorja Speciale Publike në dorëheqje , Katica Janeva është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku do të deklarohet për rastin “Zhvatja”.
 
Para seancës dëgjimore Janeva theksoi se shpreson që argumentet e saj të kontribuojnë në përshpejtimin e hetimeve në rastin  në të cilin të dyshuar kryesorë janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.
 
“Unë jam akoma prokurore speciale.  Prokurorët e mi po punojnë në rastet që kemi hapur dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të përfundojnë disa prej tyre.  Sa për deklaratën time sot, shpresoj që me argumentet e mia të përshpejtoj hetimet”, tha Janeva.
 
Përpara godinës së PTHP-së, Janeva u prit edhe nga avokati, Stevan Pavleski.