Merkel: Europa e bashkuar, vetëm me Ballkanin Perëndimor
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një deklaratë të fuqishme për të ardhmen e Unionit...

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një deklaratë të fuqishme për të ardhmen e Unionit, tha se Europa do të bashkohet vërtetë vetëm kur të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Deklarata e kancelares gjermane është një tjetër konfirmim i angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide që nuk vlerësohet si e mirë nga disa anëtarë të BE-së dhe shumë votuesve në Evropën Perëndimore.
Merkel foli në Hungari me rastin e 30-vjetorit të të ashtuquajturit “pikniku pan-evropian” – një ngjarje simbolike që çoi në eksodin masiv të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënien përfundimtare të Perdes së Hekurt dhe afrimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore, transmetojnë mediat. Merkel theksoi se uniteti evropian nuk do të përfundojë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Nëse i shikoni gjërat gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, do të shihni se Evropa do të bashkohet vërtet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez Sopron.
