Osmani në pushim mjekësor, shtyhet për më 30 gusht gjykimi për rastin “TNT”
Seanca për rastin “TNT” të PSP-së është shtyrë për 30 gusht...

Seanca për rastin “TNT” të PSP-së është shtyrë për 30 gusht, pasi gjykatësi Ognen Stavrev që udhëheq lëndën, për momentin është në pushim mjekësor.
Në seancën e kaluar ish kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski i akuzuar për rastin “TNT” për këtë lëndë kërkoi përjashtimin e prokurores speciale Katica Janeva, për shkak të dyshimit për lidhshmëri me rastin “Zhvatja” pasi sipas tij, në fazën e caktimit të seancës nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1 rreth padisë penale, Janeva e mori rastin nga Prokuroria dhe tërhoqi aktakuzën pa parashtruar dëshmi.
Dyshojmë për lidhshmëri të tërheqjes së padisë me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim të “Drim billding” me Lidhjen ndërkombëtare pas dy muajve nga tërheqja e aktakuzës”, deklaroi Trajkovski pas seancës së kaluar.
Në lëndën “TNT” mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski që sipas PSP-së , në vitin 2011 kanë bërë urdhëruar dhe zbatuar rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit të nxitur nga urrejtja politike.
