Maqedoni

MASIT takon presidentin Pendarovski: Mbështetje për të penguar emigrimin e të rinjve

20.08.2019 13:45

Oda Ekonomike Për informatikë dhe Teknologji Kompjuterike MASIT, u takua me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski...

Oda Ekonomike Për informatikë dhe Teknologji Kompjuterike MASIT, u takua me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski, për ta njohur këtë të fundit me rëndësinë e kësaj industrie tërëndësishme për ekonominë e vendit dhe me potencalin e saj në rritje, që duhet mbështetur sidomos për të penguar largimin e të rinjve të kualifikuar. 
 
“Të ndërtohet një shtet i sipërmarrësisë dhe patjetër duhet të ndërtohet një parashikuesmëri sipërrmarësore përmes ligjeve që është e patjetërsueshme për ne për të nërrmarë investime serioze afatgjata”, u shpreh Goran Popovski nga MASIT.
 
“Për momentin ne jemi pjesë e sektorit të ekonomisë  e si degë e këtij sekori mund të pengojmë emigrimin e fuqisë  së kualifikuar punëtore.  Në mënyrë pozitive kjo do të stimulonte edhe industritë e tjera”, u shpreh kryetarja e bordit drejtues të MASIT, Aneta Antonova Pesheva.
 
Presidenti Pendarovski lerësoi rëndësinë e këtij sektori marë parasysh se digjitalizimi në borë po merr përmasa të mëdha zhvillimore e ky trend duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut.
 
“Një ndër programet të cilave do I japim mbështetje institucionale është ai në partneritet me Abasadën Britanike, këshillin rinor  dhe MASIT për hapjen e vendeve të punës në MLAD-HAB, që do të vendoset në hapësirat e zyrës së  presidentit në qendër të Shkupit. Me mbështetjen e  këtij programi,  shpresoj të krijojmë një ambient motivues që të rinjtë të kenë mundësi për sukses edhe këtu në vendin e tyre”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski. 
 
Pendarovski premtoi edhe ndihmë për përfshirjen e të gjithë sektorit ekonomik në krijimin e politikave ekonomike, duke sqaruar se kjo përfshirje do të thotë në fund se cdo ligj që sillet do të jetë fillimisht I konsultuar hollësisht me palën më suhmë të interesuar për implementimin e tij, shoqërinë e biznesit. 
 
SEMRA AJETI