Banka Botërore, fonde për proekte në 12 komuna të RMV-së
12 komuna kanë fituar fonde Banka Botërore në vlerë prej 165 milion denarë...

12 komuna kanë fituar fonde Banka Botërore në vlerë prej 165 milion denarë për realizimin e projekteve për përmirësimin e kushteve nëpër komuna.
Zv.ministrja e financave, Shirete Elezi tha se me realizimin e këtyre projekteve do të përfitojnë mbi 200 mijë qytetarë dhe do të ngritet niveli i realizimit të investimeve kapitale. Sipas saj, kushtet e huamarrjes janë shumë të volitshme për komunat.
“Afatet për huazimet janë 13 vite, me tre vite grejs periudhë. Ky është afati në të cilin komunat janë të obliguara të bëjnë shlyerjen e obligimeve si rezultat i marrjes së huazimeve. Pagesat bëhen me këste gjashtë mujore, ndërsa shkalla e kamatës është shumë e ulët. Është më e ulët se 1%.” – deklaroi zv.ministrja e financave, Shyrete Elezi.
Ndërtimi i bulevardit në Tetovë, ndërtimi i rrugëve në komunën e Koçanit dhe Dellçevës dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në Gazi Babë janë disa ndër projektet që do të realizohen me këto fonde.
Kryetarët e komunave këtë e shohin si mundësi të mirë për përmirësimin e cilësisë së jetesës në komunat e tyre.
“Një bulevard anësor dhe zgjerimi i tij do të thotë mundësi e zvogëlimit të komunikacionit dhe gjatë procesit të konkurimit për ne dhe për Bankën Botërore ka qenë e rëndësishme të shihet impakti që ka ky projekt jo vetëm për qytetin e Tetovës por edhe për tërë rajonin dhe si I tillë është arritur të vlerësohet dhe të kaloj.” – u shpreh Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Me këtë grant besojmë që do ti japim fund furnizimit me ujë në Rashtak dhe në Ollaçani dhe në këtë mënyrë do të krijojmë kushte më të mira për jetë në të gjitha vendbanimet në Komunë të Gazi Babës” – u shpreh Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski.
Nga mjetet e përgjithshme, 138 milion denarë janë huamarrje me kamatë të ulët, kurse 28 milion denarë janë grante.
Në këtë projekt janë të përfshira komuna e Tetovës, Gostivarit, Koçanit, Brvenicës, Dellçevës, Butelit, Debërcës, Ilindenit, Gazi Babës, Kisella VOda, Gjevgjelisë, dhe komunës së Çeshinovës. (Ersan Pajaziti, TVM2)
