Bekteshi dhe Shala, dakordohen për heqjen e barrierave tregtare
Të premten pritet largimi i barierave të ndërsjellta për disa prdukte në mes Kosovës dhe Maqeodnisë së Veriut....

Të premten pritet largimi i barierave të ndërsjellta për disa prdukte në mes Kosovës dhe Maqeodnisë së Veriut.
Minsitri i ekonomisë Kreshnik Bektshi se bashku me përfaqësues të AUV, theksuan se RMV e dëshmoi me fakte arsyen e barriesë për import të vezëve të peshkut dhe se kjo masë nuk është ndërrmar vetem për Kosovën por për gjith shtetet që nuk posedojnë dokument monitoringu.
Për rastin konkret institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë paralajmëruar Agjencionin e Veterinës nga viti 2017 që ka filluar me programin e monitorimit aktiv.
“Vendosëm fakte dhe argumentet tona se pse RMV ka marr një masë të till dhe është me rëndësi të theksohet fakti se masa nuk është ndërmmarr vetëm ndaj Republikës së Kosovës por është masë e cila është marrë për të gjith shtetet që nuk e implementojnë moniutorimin aktiv apo pasiv të produktit të peshkut. U dakorduam me minsitrin Shala që në periudhën që vijon Agjencioni Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës të përgadit programin e monitoringut aktiv të produklteve dhe në atë moment që AUV e Kosovës do të dëshmoj se fillon me implementimin e atij programi me siguri që ne si qeveri por dhe agjencionet e RMV-së do të lejojnë importin e këtyre produkteve në vendin tonë” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Ne si qeveri e republikës së kosovës jemi dakorduar që agjencioni ynë me dërgu garancion shtesë RMV-së që Republika Kosovës nuk e ka obligim me vendet tjera marrveshje të ceftas por që deri të premten do të sigurojmë Auv-në e RMV-së për monitorimin aktiv të vezevëve të peshkut. Ne jemi dakorduar që agjencioni jonë ti përfundon detyrat e veta dhe pas kësaj agjencioni i veterinës së maqedonisë ta largon barrieren që i ka bërë republikës së Kosovës, dhe me këtë rast pasi të largohet barriera , momentin që dy palët i përfundojnë detyrimet do ti eleminojmë masat që kemi ndërrmar si nga ana jonë ashtu dhe nga ana e Republikës së Maqedonisë Veriut” – deklaroi Ministri i Industrisë dhe tregtisë, Endrit Shala.
Në takim ministry Bekteshi shtoi se është koha që bahskëpunimi tregtar mes dy vendeve të thellohet si dhe të krijohen lehtësira për bizneset dhe qytetarët. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
