Rasti "Zhvatja", Janeva në prokurori në cilësin e dëshmitarit
Prokurorja speciale, Katica Janeva për rreth katër orë e gjysme u mor në pyetje...

Prokurorja speciale, Katica Janeva për rreth katër orë e gjysme u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion lidhur me rastin"Zhvatja".
Janeva ndonse si dëshmitare, ishte e shoqëruar nga avokati Stevan Pavllevski i cili njëkohësisht mbron biznesmenin Cvetan Pandelevski, i cili sëbashku me Orce Kamçev janë të dyshuar në rastin e PSP "Perandorija".
Në dalja nga Prokuroria Janeva mohoi të ketë lidhje me rastin dhe se hetimi akoma nuk ka mbaruar për tu përgjigjur rreth pyetjeve nëse edhe ajo do të jetë e dyshuar në këtë rast.
Janeva dha disa përgjigje të shkurtëra për gazetarët edhe pse gjithë kohës avokati Pavllevski e këshillontë të ndërpres deklaratën dhe të mos japë përgjigje.
“Në cilësinë e dëshmitarit isha .Nuk është e ndaluar ,kam të drejtë të kem konsultant juridik në çdo kohë” – u shpreh Prokurorja speciale, Katica Janeva.
Janeva nuk dha përgjigje as për atë se nëse e identifikoi zërin e sajë në videot e publikuara nga gazeta italiane,ku dëgjohet një zë tek sa thotë "gjithçka do të jetë në rregull".
“Duhet të jeni të durueshëm nuk guxoj të them atë këtu sepse behet fjalë për hetim dhe këtë duhet të dini. Në fazën e hetimit nuk shpërndahen informacione .Shpresoj se do të ketë gjykim ku do të jeni present” – deklaroi Janeva.
Ajo mohoi të jenë formatuar telefonat e sajë celularë para se të konfiskohen nga prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.
Nga kjo prokurori javët e kaluara, morën në pyetje edhe disa dëshmitarë në mesin e të cilëve edhe tre prokurorë të PSP -së Lile Stefanova,Burim Rrustemi dhe Elizabeta Josifovska.
Për rastin "Zhvatja "deri më tani në paraburgim janë Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski i njohur si BOKI 13. Milevski gjatë ditës së djeshme ka dhënë dëshminë e tij në Prokurori ndërsa ditëve në vijim pritet që të dëshmojë edhe Bojan Jovanovski. (Meral Ismaili, TVM2)
