Osmani dhe Dimitrov në Kopenhagë kërkojnë përkrahjen për bisedimet me BE-në

20.08.2019 17:13

Zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov...

Zv.kryeministri  për eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov  në takim me autoritetet daneze në Kopenhagë kanë kërkuar përkrahjen e mbretërisë daneze për ta ndihmuar vendin tonë  në dhënien e datës për bisedimet në samitin e tetorit. 

Zv.kryeministri Osmani është zotuar se Maqedonia e Veriut ka kushte politike dhe teknike  për ti fillluar bisedimet me BE-në këtë vit.

“Fokusi drejt reformave  dhe përparimit në fushat kryesore  edhe më tutje ngelin prioritet i qeverisë, dhe për periudhën e ardhshme, kemi marrë obligim të arrijmë rezultate shtesë, me të cilat  do të vërtetojmë  gadishmërinë tonë për fillimin e negocitave këtë vit” -  është shprehur. zv.kryeministri Osmani.

Ndërkaq minsitri Dimitorv ka kërkuar nga vendet anëtare  të BE-së që suksesi  i të arriturave politike të vendit të shpërblehet me zgjatjen e dorës për vazhdimin e procesit të integrimit.

“Vërtetimi i suksesit të tregimt tonë, me të gjitha sfidat por edhe përpikshmëria e demonstruar për tejkalimin e tyre, do të paraqes shtrirje të merituar të dorës  për fillimin e thellimit të rrugës evropiane, por edhe validiteitn për prespektivën evropiane rajonale”, ka thënë Dimitrov.

Osmani dhe Dimitrov  në takim me autoritetet  daneze kanë disktutar edhe  rastin “Zhvatja”. Ata kanë siguruar  se qeveria e vendit  përkrah pakusht  hetimin  nga organet gjyqësore  në drejtim të zbardhjes në tërësi të rastit, në mënyrë efikase dhe tranparente.

Osmani dhe Dimitrov kanë thekusuar poashtu se bisedimet për statusin e PSP-së po zhvillohen  mes partive politike  dhe kanë shprehur optimizëm  se kjo çështje  do të përfundojë sipas kohës dhe prtishmërive. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)