Anëtarësimi në NATO dhe BE, Pendarovski: Të negocojë kush njeh çështjet në praktikë
Në prag të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në...

Në prag të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski, kërkon përfshirrje më të madhe dhe të drejtëpërdrejtë të sektorit të biznesit nga degë të ndryshme të ekonomisë në negociata.
Në takimin e katërt me përfaqësues të odave ekonomike, Pendarovski tha se Oda Ekonomike e Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit duhet të zë vend të veçantë.
“Sa i përket BE-së, e dini se presim datë për fillimin e bisedimeve. Ju duhet të jeni të përfshirë në bisedime. Bisedimet do të zhvillohen për 35 kapituj, të paktën në gjysmën e kapitujve sektori i juaj duhet të jetë present pasi është shumë me rëndësi që kur të bisedojmë ajo të jetë me interes edhe për sektorin vendas. Ka vende në rajon që bën gabime të mëdha në negociatat në disa kapituj dhe tani heqin të zinjët e ullirit për t’i korrigjuar pasi kur nënshkruan diçka me BE-në, ajo është punë e kryer për jetë të jetëve dhe këtë më së miri e di Britania e Madhe dhe jo më një shtet më i vogël siç është Maqedonia e Veriut.” - u shpreh presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Investimet e huaja, para së gjithash varen edhe nga siguria dhe stabiliteti politik në vend, theksoi Pendarovski.
Sipas tij, vendi ka avancuar në garantimin e stabilitetit politik, ndërsa anëtarësimi në NATO, që pritet të ndodh sëshpejti, do të jetë garancë për sigurinë.
“Përceptimi për një shtet është më i lartë nëse futet në sistem kolektiv të sigurisë. Ne futemi vonë por megjithatë po hyjmë dhe kjo është punë e kryer, për disa muaj. Kjo do t’ju ndihmojë edhe juve edhe degëve të tjera të ekonomisë edhe shtetit” – deklaroi Kryetari i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Presidenti njoftoi për nismën e Kabinetit të tij për të hartuar dokumentin strategjik “Maqedonia e Veriut 2030” e cila do të vendos prioritetet për zhvillimin e ekonomisë vendore, ku do të përfshihen persona nga degë të ndryshme të ekonomisë, që njohin problemet dhe nevojat në praktikimin e sektorëve përkatës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
