VMRO-DPMNE, akuza ndaj LSDM-së dhe deputetit Kostadinov

20.08.2019 17:30

VMRO-DPMNE ka drejtuar një sër akuzash në drejtim të Deputetit të LSDM-së, Konstandin Konstandinov....

VMRO-DPMNE ka drejtuar një sër akuzash në drejtim të Deputetit të LSDM-së, Konstandin Konstandinov, pasi sipas kësaj partie ai është i vetmi që po mundohet fuqishëm ta mbronë krimin e bërë nga ana e Zaevit dhe klanit të tij.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo mbrojtje nga ana e Konstandinovit, bëhet sepse dyshimet janë shumë reale se edhe ky i fundit është i zhytur në aferën “zhvatja”. Sipas partisë opozitare është koha që Konstandinov të dalë para kamerave televizive, dhe para qytetarëve, dhe tu shpjegon qytetarëve se sa të holla ka harxhuar ai dhe shoku i tij Boki 13 në jetën e natës, dhe të kujt ishin këto mjete.

“Ky person me gjithë zemër po e mbronë krimin e Zoran Zaevit, sikur të bëhet fjalë për interes personal, është e qartë se pas panikut të Konstandinovit fshihet edhe interesi i tij personal, dhe pengesa që po bënë që qytetarët ta mësojnë karakterin e tijtë pa-moralshëm. Eja këtu para kamerave, që tju përgjigjesh qytetarëve, pse je kaq i zëshëm, apo ndoshta pse zëri juaj dhe fotografitë tuaja u gjetën në telefonin e shokut tuj Boki 13. A është e vërtet dhe në cilat dy qytete të një shtetit tonë fqinjë je argëtuar deri në orët e mëngjesit me Boki 13, dhe cilat të holla i harxhove atje, nëse ke qenë. Sa mjete Konstandin përfunduan në jetën tuaj të natës me Boki 13, në vend se të njëjtat të shkonin për pllaka të keramikës në Klinikat interne. Jeta juaj me Boki 13, a është atë jetë që ua premtuat qytetarëve. Tregoju qytetarëve çka ka në telefonin e Boki 13, dhe a është kjo që po të frikëson kaq shumë” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. 

LSDM, VMRO-në e shqetëson hetimi për “Zhvatjen”

Por në një reagim të LSDM-së thuhet se ashtu siç po shkon drejt përfundimit rasti “Zhvatja” ashtu po tensionohet VMRO-DPMNE.

“Nervozizmi arriti kulmin me dëgjimin e djeshëm të njërit prej të dyshuarve në rastin “zhvatja”, të lartpërmendurin Zoki Kiçeec. Publiku e di se pikërisht Hristian Mickovski, pranoi se është takuar me Zoki Kiçeecin. Kurse mbeti pa përgjigje pyetja se cka biseduan Mickovski dhe Kiçeec, dhe a i ka dhënë diçka, nëse po le të tregon çka është ajo. Nervozizmi dhe reagimet në panikë të VMRO-DPMNE-së nuk do tju ndihmojë personave të cilët presin të përballen me drejtësinë. Përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në rastin “zhvatja” dhe për të gjitha rastet e tjera patjetër se duhet të ketë. Publiku është në pritje të përgjigjeve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.  

VMRO-DPMNE-ja poashtu ka deklaruar se i gjithë procesi hetimor për rastin “zhvatja”, është një farsë, ku para syve të qytetarëve po shihet si po devalvohet i gjithë sistemi gjyqësor, i shtypur nga politikan të korupstuar.

Sipas partisë opozitare edhe marrja e  sotme në pyetje e Katica Janevës është gjithçka tjetër por vetëm hetim profesional jo. (Fitim Kryeziu, TVM2)