MPB, zbulohen 180 rrënjë kanabis në afërsi të Bllacës
20.08.2019 17:47
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Bllacë....

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Bllacë janë gjetur rreth 180 rrënjë të kanabisit.
“Më 19.08.2019, policët nga Njësiti për trafikime të jashtëligjshme në bashkëpunim me policët e SPB-Shkup dhe policisë kufitare në Bllacë, kanë gjetur 180 rrënjë të kanabisit, si dhe pajisje për kultivim. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit”.
