Sarajevë, dështojnë përpjekjet për formimin e qeverisë
Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq...

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik përfundoi pa një marrëveshje për formimin e kabinetit të ri qeveritar, sepse Dodik ishte kundër një pakete, që do të përfshinte edhe miratimin e një plani që do të afronte Bosnjën drejt anëtarësimit në NATO.
Bosnja në vitin 2010 iu bashkua Plani të Veprimit për Anëtarësimin në NATO - një hap i parë drejt anëtarësimit përfundimtar në aleancë. Në dhjetor të vitit 2018, ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të aktivizojnë programin e këshillave dhe asistencës së aleancës dhe të paraqesin Planin e parë Vjetor Kombëtar.
Dodik ka qenë vazhdimisht kundër hyrjes së Bosnjës në NATO, duke këmbëngulur për të ruajtur një status neutraliteti.
Një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre grupeve kryesore etnike serb, kroat dhe boshnjak është thelbësore, sepse mungesa e një qeverie ka shkaktuar ngecje në zhvillimin ekonomik të vendit, që ende po përpiqet të rimëbëmbet pas luftës shkatërruese të viteve 1992-95.
