Botë
Kosovë, shtyhet seanca konstituive për më 18 shtatorë
12.09.2014 15:30
Gjithnjë e më tepër situata politike në Kosovë po bëhet më e tensionuar, sidomos pas vendimit të djeshëm të kryesueses në seancës konstituive...

Gjithnjë e më tepër situata politike në Kosovë po bëhet më e tensionuar, sidomos pas vendimit të djeshëm të kryesueses në seancës konstituive, si deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, e cila ka paralajmëruar shlyerje të seancës për 6 ditë më vonë.
Ky vendim u morr pas kërkesës së partisë serbe, “Lista Serpska”, e cila ka kërkuar që seanca e sotme të shtyhet për ditën e enjte. Flora Brovina, për mediet kosovare ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme ka realizuar takim me partitë e komunitetit pakicë, ku kanë qenë të ftuara edhe partitë e tjera politike dhe kjo nënkupton që “Lista Serpska” tashmë e ka dëshmuar rolin që do ta ketë në skenën politike të Kosovës si eksponent i Beogradit, duke këmbëngulur dhe arritur qëllimin për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të paraparë për të premten.
Në ndërkohë, marrëveshja e arritur mes LAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë edhe një befasi shtesë në skenën politike në Kosovë.
Kjo për faktin se Vetëvendosja ka qenë subjekti më i zëshëm kundër dialogut me Serbinë dhe procesin e privatizimit, si dhe qëndrimit të saj si parti, por dhe si lëvizje ndaj komunitet serb pakicë në Kosovë, si dhe bisedimeve që qeveria Thaçi i filloi me Beogradin, të cilat ishin nën ndërmjetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare.
E pikërisht këto dy pika, qeveria e ardhshme duhet t’i vazhdojë me sugjerim të një pjese të faktorit ndërkombëtar.
Mirëpo, këtu nuk ndalen hamendësimet për këtë marrëveshje, pasi që pjesë përbërëse e bllokut paszgjedhor do të jetë edhe “Lista Serpska”, listë me të cilën kohë më parë partia e Albin Kurtit pati thënë që nuk do të bashkëqeveriste në asnjë rrethanë. Analistët politikë në vend, vlerësojnë se kjo marrëveshje ka treguar se Vetëvendosje ka shkelur mbi parimet e saj.
