Botë
Shtete të tjera mbështesin SHBA-në në luftën kundër ISIS-it
12.09.2014 15:32
Shteteve të Bashkuara po u zgjerohet përkrahja për të luftuar militantët e Shtetit Islamik...

Presidenti francez, Francois Hollande, është nisur sot për në Bagdad, ku do të takohet me homologun e tij, Fuad Masum, në shenjë mbështetjeje për luftën e tij ndaj Shtetit Islamik.
Hollande, ka thënë se “nëse është e nevojshme” ai është i gatshëm që të ndihmojë dhe t’i bashkëngjitet sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.
Tashmë 10 shtete arabe, përfshirë edhe Arabinë Saudite, janë pajtuar që të mbështesin SHBA-të për luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Kjo është bërë e ditur të enjten pas një takimi që ka zhvilluar sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në shtetet arabe.
