Maqedoni

LSDM: Ekonomia e vendit në këmbë të shëndosha; VMRO-DPMNE: Ekonomia e vendit është në kolaps

21.08.2019 14:55

Ekonomia e vendit është ngritur në këmbë të shëndosha, vlerësojnë nga partia në pushtet LSDM...

Ekonomia e vendit është ngritur në këmbë të shëndosha, vlerësojnë nga partia në pushtet LSDM, sipas të cilës këtë e dëshmon edhe trendi I rritjes së rrogave.
 
Sipas informative zyrtare të Entit shtetëror të statistikave, rruga mesatare në gusht të vitit 2019 arrinë në 25.205 denar që është për 4.1 përqind më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit 20018, theksojnë nga LSDM. 
 
“Trendi i rritjes së rrogave vazhdon edhe më tej. U hap spirala e rritjes së rrogave, pasi paraprakisht kishim rritje të rrogës minimale nga 9 000 në 12.500 denarë, por edhe rritje të rrogave në më shum sektorë, të parapara me buxhein e vitit 2019.  Poashtu me rritjen e përkrahjes shtetërore ndaj ndërmarrjeve, rritje të rrogave kemi edhe në sektorin privat. LSDM nëpërmjet Qeverisë dhe shumicës parlamentare që e udhëheq, mbetet e përkushtuar në masat që sigurojnë rritje ekonomike, më shum para dhe rroga më të larta për qytetarët”, theksojnë nga LSDM. 
 
Por ndryshe vlerësojnë nga VMRO-DPMNE sipas të cilës ekonomia e vendit është në kolaps të plotë.Nga VMRO, theksojnë se ekonomia në Maqedoni është viktimë e krimit dhe korrupcionit të qeverisë së udhëhequr nga Zaev.
 
Për momentin në vend mbi 500.000 qytetarë jetojnë në varfëri. Qytetarët nuk mund ti’a lejojnë vetes të shkojnë në pushim veror, ndërsa 80% prej tyre mendojnë se si të braktisin vendin, thonë nga VMRO-së. Nga kjo parti kanë akuzuar edhe për punësime partiake në administrate.                                                              
 
“Agjencioni që duhet të merret me sigurinë e ushqimit që importohet dhe prodhohet në Republikën e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Lupço Nikollovski e kanë shëndrruar në çerdhe partiake. Në agjencionin për ushqim dhe veterinary në vend të profesionistëve po punësohen kryetar të degëve partiake të LSDM-së dhe anëtarë tjerë të partisë. Në të kaluarën disa here kemi theksuar se Zoran Atanasovski dhe njerzit rreth tij në Agjencioni  për ushqim dhe veterinary me qasjen jo serioze dhe jo profesionale e rrezikojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Cvetan Tripunovski.         
 
Sipas kësaj partie fajtore për ekonominë katastrofale në vendështë Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe ministrisë së ekonomisë e udhëhequr nga ministri Kreshnik Bekteshi.
 
Kjo sipas partisë opozitare dëshmohet edhe me të dhënat e fundit të Financial Times, ku thuhet se Maqedonia e Veriut po ngecë në investimet e huaja dhe ka pasur rënie drastike.
 
GYLTENE SINANI