Maqedoni

Qeveria: Miratohet kodi etik i udhëheqjes

21.08.2019 15:20

Qeveria ka miratuar kodin etik, me të cilin synohet parandalimi i udhëheqjes në mënyrë jo etike dhe jotransparente...

Ministri i komunikimeve Robert Popovski theksoi se na bazë të kodit, bartësit e funksioneve publike vazhdimisht do të jenë të obliguar të përmbahen në principet e udheheqjes korekte dhe me përgjegjësi.   
 
“Normalisht që do të bëhet evoulim, do të ketë llogari për sjelljen dhe mënyrën e punës të secilit funksionar. Ky kod, me aq precizitet shpjegon se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e funksionarëve dhe do ta keni të qartë se kush vepron në mënyrë morale, etike dhe ligjore e kush vepron në të kundërtën. Ashtu që presim që përmes këtij kodi ti detektojmë të gjitha devijimet të cilat mundet që dikush ti shkaktojë”, u shpreh ministri për komunimik Robert Popovski.
 
Të gjithë ato që nuk respektojnë kodin etik do të dënohen. Nuk përjashtohet edhe largimi nga funksioni dhe nxjerrja e atij funksionari para organeve të drejtësisë. 
 
“Ka tre nivele të reagimit nga ana e atyre që janë të detyruar për të përcjellur kodeksin. Ato janë: Parimisht, shprehja e jopajtueshmërisëa, apo kritika zyrtare, e dyta është përgjegjësia politike apo kërkesa për të dhënë dorëheqje ai që nuk ka vepruar në pajtueshmëri me kodeksin  dhe e treta përgjigjja para ligjeve dhe institucioneve”, theksoi Popovski.
 
Popovski siguroi që do të veprohet njejtë me të gjithë funksionarët qveritarë të cilët nuk respektojnë kodin.
 
Ai apeloi te qytetarët që të paraqesin rastet ku ata vërejnë thyerje të kodit etik nga ana e funksionarëve qeveritar.
 
ERSAN PAJAZITI