Botë

Kina kërcënon me sanksione disa firma amerikane

21.08.2019 15:37

Kina ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj firmave amerikane të përfshira në shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Tajvan...

Kina ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj firmave amerikane të përfshira në shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Tajvan, nëse Uashingtoni vazhdon zbatimin e marrëveshjes.
 
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Geng Shuang i bëri thirrje SHBA-së, që të ndalojnë shitjet e armëve, dhe t'i jap fund kontaktit ushtarak me Tajvanin.
 
Qeveria amerikane ka miratuar marrëveshjen e mundshme prej 8 miliardë dollarësh që përfshin 66 aeroplanë ushtarakë.
 
Shitja e mundshme vjen mes tensioneve të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Pekinit, veçanërisht për shkak të tregtisë.
 
Agjencia amerikane për bashkëpunim në Siguri dhe Mbrojtje e njoftoi zyrtarisht Kongresin amerikan për planet e shitjes së aeroplanëve.
 
“Shitja është në interesin kombëtar të SHBA-së, dhe do të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Tajvanit”, tha ajo.
 
Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj. Ndërsa, Tajvani është i vetëqeverisur dhe de fakto i pavarur, por kurrë nuk e ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë nga Kina./evropaelire