Hoxha, nga shtatori pagat në arsim rriten për 5%
Qeveria ka sjellur vendim që nga shtatori i këtij viti....

Qeveria ka sjellur vendim që nga shtatori i këtij viti, pagat në arsimin fillor, në atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 5%.
Sipas këtij vendimi, ministri i arsimit duhet të nënshkruajë marrëveshjet me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë për realizimin e rritjes së paraparë të pagave.
Edhe pse kerkesa e sidikatës ka qenë për rritje më të madhe të pagave, një kërkesë e tillë nuk është pranuar.
Nga qeveria thonë se nga shtatori i vitit të kaluar pagat janë rritur dy here nga 5% ndërkaq shtojnë se qeveria punon që pagat të rriten edhe më tepër me qëllim që të arrihet standart normal jetësor për të punësuarit në arsim.
“MASH vazhdon konsultimet dhe dialogun me sindikantën e arsimit shkencës dhe kulturës. Ashtu siç kemi premtuar, këtë periudhë do të ketë rritje të pagës për 5% për të gjithë të punësuarit në arsim, fillor të mesëm dhe të lartë. 5% të rritjes së pagës realizuam vitin e kaluar, nga 1shtatori i vitit2018. Dialogu me sindikatin do të vazhdojë dhe qeveria punon në rritje e pages, që në të ardhmen të përmirësohet standarti i të gjithë të punësuarve në arsim” – tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
Hoxha është prononcuar edhe për ecurinë e zbatimit të ligjit për gjuhët. Sipas tij, institucionet të cilat nuk respektojnë zbatimin e ligjit për gjuhët , do të dënohen në bazë të dispozitave ligjore.
Kjo çështje sipas zëdhënësit Hoxha do të ndiqet nga inspektorati për zbatimin e ligjit për gjuhën ndërse deri sa të formohet ky inspektorat, çështja e zbatueshmërisë së gjuhës do të ndiqet nga grupi i formuar qeveritar, sqaron Hoxha. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
