Shqipëri, 1 milion turistë në gusht

21.08.2019 16:44

Në Shqipëri, muaji gusht shënoi rekordin e ri në turizëm....

Në Shqipëri, muaji gusht shënoi rekordin e ri në turizëm. Sipas ministrit Blendi Klosi, në më pak se një muaj, në Shqipëri kanë hyrë plot 1 milion turistë të huaj. Shifrat, ministri i dha nga Porti i Sarandës, ku priti familjen austriake Foster qe shenoi dhe turistin e 1 milionte.

“Familja Forster u përcaktua si turisti i 1 miliontë në vendin tonë për muajin gusht. Rastisi që turisti i 1 miliontë për këtë muaj të hyjë në Sarandë dhe ne së bashku me kryetarin e bashkisë, drejtoreshën e portit e mirëpritëm me të rinjtë e Smile duke dëshmuar një moment simbolik në këtë ofertë të re turistike që ka Saranda dhe i gjithë bregdeti shqiptar për vitin 2019. Siç e thashë është turisti i 1 miliontë, pra kanë hyrë 1 milionë turistë të huaj vetëm brenda muajit gusht deri në ditën e sotme duke shkuar në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të gushtit të vitit të kaluar”

Të surprizuar nga kjo ngjarje turistet vleresuan mikpritjen shqiptare. 

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Miqtë na treguan se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, që duhet ta vizitoni patjetër tani! Na thanë që është një vend i bukur turistik, i qetë, me njerëz të mirë gjithashtu! Ne do të qëndrojmë këtu për 1 javë, me shpresën që do ta shijojmë qëndrimin këtu”

Me herët, inskpetoriati i Mbrojtes së Territorit prishi ditën e sotme restorantin e Mihal Kokëdhimës, i cili pak ditë më parë dhunoi fizikisht disa turistë spnajollë. Klosi ka deklaruar se ky person nuk mund të prishë imazhin e mirë të turizmit që gëzon Shqipëria nëpër botë. (Luljeta Ndoka, TVM2)