Projekti “Blej shtëpi, Blej banesë” vazhdon, Elezi: Rritet interesimi për blerje tek qytetarët
Projekti “Blej shtëpi blej banesë” me kushte të reja mbështetet nga Oda e ndërtimatrisë së RMV-se...

Projekti “Blej shtëpi blej banesë” me kushte të reja mbështetet nga Oda e ndërtimatrisë së RMV-se të cilët vlerësojnë se në këtë mënyrë mbështetet sektori I ndërtimtarisë dhe ndikohet në zhvillimin ekonomik të vendit.
Me hyrjen në fuqi të projektit interesi për blerje të banesave të reja është rritur ndërsa shkak për këtë janë ulja e normave të interesit si dhe subvencionimi shtesë për cdo këst mujor që jepet për femijë të posalindur ose të adaptuar,theksoi me këtë rast Ministreja në detyrë e Financave Shyret Elezi.
“Kushtet janë përmirësuar më shumë në pjesën e blerjes së banesave,ku edhe interesi i të rinjëve është më i madh. Të rinjët deri në 35 vjet nga shteti në përputhshmëri me kushtet e reja marrin 70 përqind të subvencioneve të këstit në 5 vitet e para të pagesës së kredisë ndërsa ata të cilët kanë nevojë të ndihmohen në pjesmarrje do të ndihmohen në atë pjesë nga shteti gjithashtu me 70 %” – tha ministrja në detyrë e Financave, Shiret Elezi.
“Krahas përfitimeve tjera ky projekt do të kontribojë në zhvillimin e vendev rurale, komunave ku cmimi I ndërtimit të objekteve të mëdha në metër katrorë është shumë më I ulët në krahasim me rajonet qëndrore apo qytetet.” – deklaroi Drejtori i Odës së Ndërtimtarisë, Ivica Jakimovski.
Nga Oda e Ndërtimtarisë së RMV-së në pres konferencën e sotme të LOEM theskuan se kjo do të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e shumë degëve ekonomike të vendit si dhe investimin e drejtpërdrejtë për zhvillimin rural si dhe të Komunave. (Leunora Kaliqi, TVM2)
