Rasti"Zhvatja", arrestohet prokurorja speciale, Katica Janeva
Një ditë pas marrjes në pyetje në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion....

Një ditë pas marrjes në pyetje në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, mesditën e sotme në adresën e shtëpisë së sajë në Qytetin e Shkupit arrestohet prokurorja speciale Katica Janeva si e dyshuar në rastin "Zhvatja".
Shërbimet policore në urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion pas arrestimit të sajë ,në prezencë të Janevës në hapësrirat e PSP-së konfiskohet kompjutori i sajë zyrtarë, për ta sjellur më pas para gjykatësit në procedurë paraprake.
Kryeprokurori Lubomir Jovevski tha se egzistojnë dëshmi të bazuara se Janeva në rastin "Zhvatja"ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare.
Jovevski tha se Katica Janeva nga të dyshuarit në rastin"Zhvatja "është shpërblyer me mobilje në vlerë prej 298 mijë denarë, ndërsa paraprakisht të dyshuarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski në dy raste nga Orce Kamçev kanë marrë 1.5 milon euro.
Dy të dyshuarit nga Kamçev kanë kërkuaj gjithsej 8 milion euro.
Kryeprokurori Jovevski tha se nuk do të kursehet askush që është i përfshirë në këtë rast.
“Nga fillimi kishim njohuri për përfshirje të sajë në këtë ngjarje juridiko-penale, por pasi që dëshmitë u ngritën në nivel më të lartë hapëm hetim. Absolutisht në këtë pjesë prokuroria nuk taktizoi apo kishte për qëllim as të mbroj prokurorin publik, e as këdo person tjetër për të cilin do të kemi njohuri se është i involvuar në këtë ngjarje juridiko-penale” – tha Kryeprokurori Lubomir Jovevski.
Prokurorja Ruskoska ka kërkuar paraburgim për Janevën, ndërsa mohoi zërat të jënë bastisur edhe shtëpi të politikanëve lidhur me këtë rast.
“Momentalisht vetëm për prokurorë publik është zgjeruar hetimi dhe deri tek gjykata është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Nga prokuroria themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka të dorëzuar kërkesë për bastisje të shtëpive të politikanëve. Nëse ka, atëherë ajo është me kërkesë të ndonjë prokurorie tjetër, jo prej kësaj dhe nuk ka lidhshmëri me këtë rast” – tha Prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska.
Jovevski më tëj sqaroi se dy të dyshuarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski për të bindur Kamçevin se Janeva do të ketë ndikim për lehtësimin e tij në Rastin "Perandoria", përmes Spikerit të zëshëm të telefonit kanë marrë vërtetimin e saj se premtimet për lehtësim do të realizohen.
Me zgjerimin e hetimit prokuroria publike dëshmon se vepron në mënyrë joselektive në bazë të ligjit dhe sundimit të së drejtës.Dëshmitë e deritanshme vërtetojnë se bëhet fjalë për vepër penale dhe për këtë rasti nuk duhet të politizohet apo ndërlidhet me persona nga shtete tjera.
Nuk ka as një indicia se mjetet e siguruara kanë përfnduar tek politikan vendor apo të huaj sqaroi Joveski.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me PSP nësë Janevës i caktohet paraburgim,Jovevski tha se në këtë rast Këshilli i prokurorëve duhet të konstatojë se Prokurorja speciale është e penguar të krej detyrën dhe kështu të emërojë ushtrues detyre nga prokurorët tjerë të PSP-së. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
