Arrestimi i Janevës, Qeveria: Para ligjit, të gjithë të barabartë

21.08.2019 17:28

Arrestimi i prokurores speciale, Katica Janeva është dëshmi se të gjithë para drejtësisë janë të barabartë...

Arrestimi i prokurores speciale, Katica Janeva është dëshmi se të gjithë para drejtësisë janë të barabartë. Ky ishte qëndrimi i qeverisë i përcjellur nga zëdhënësi Muhamet Hoxha, i cili njëherit deklaroi se rezultati nga hetimi duhet të bazohet në dëshmi.

“Rasti i hapur ‘Zhvatja’, për të cilën tani u akuzua edhe kryeprokurorja speciale Katica Janeva konfirmon se para drejtësisë dhe ligjeve secili është i barabartë dhe i përgjegjshëm. Qeveria e RMV-së bën thirrje për hetim të plotë dhe të pavarur i cili duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe duhet ti nxjerrë në pah gjitha detajet. Rezultati nga hetimi duhet të bazohet vetëm në dëshmi dhe në përputhje me rregullën e së drejtës. Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të involvuarit.” – tha Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Ekzekutivi vehet në dispozion të gjyqësorit që të zbardhet ‘Zhvatja’ ndërkaq s’do lejojë keqpërdorimin e këtij rastit për tu penguar rruga e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

LSDM: Të pasukseshme synimet të ndërpritet

Për hetim të bazuar në dëshmri u shprehën edhe nga LSDM nga e cila thane se mbështesin organet e hetuesisë për zhardhjen e plotë të rastit.

“Presim që hetimi të vazhdojë atje ku shpiejnë dëshmitë, ti tregojë gjitha detajet dhe askush mos të amnistohet. Përgjegjesjësi duhet të ketë për të gjithë të përfshirët pa dallim të përkatësisë politike. S’do kenë sukses përpjekjet që të ndërpritet hetimi, apo ti jepet kahje tjetër.” – tha Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

VMRO - DPMNE: S’duhet të shpëtojë Zoran Zaevin

Por VMRO-DPMNE arrestimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva e konsideron si dhënie fund të karrierës së saj profesionale dhe politike si bashkëpunëtore e kryeministrit Zaev.

Partia e Mickovskit vlerëson si të vonuar arrestimin e Janevës, pasi sipas tyre kjo duhej të ndodhte ditën kur shpërtheu skandali, që ajo të mos kishte mundësinë të ndikojë në dëshmitarë dhe fshijë e fsheh dëshmi. Përpos arrestimit të Janevës, VMRO kërkon zgjerimin e hetimit me të dyshuar të tjerë përfshi edhe kryeministrin, pasi sipas tyre kryeprokuroja speciale është vetëm një hallkë në zinxhirin e krimit të organizuar.

“Skandaloze, madje është qesharake pohimi i Prokurorisë Publike se Katica Janeva e cila ka kryer punën kryesore, ka marrë vetëm sende në vlerë prej 4 mijë e 500 euro. Arrestimi i Katica Janevës nuk guxon të shëndrohet në aksion për shpëtimin e karrierës së Zoran Zaevit, i cili plotësisht është i kompromituar. Andaj duhet të dihet se cili ka qenë roli i gjithë atyre bashkëpunëtorëve të afërt me ‘Unionin Ndërkombëtarë’ që është fondacion humanitar i njërit prej të dyshuarve dhe saktë të dihet përgjegjësia  e kokës së oktopodit kriminel.” – u shpreh Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

ASH: Lufta kundër krimit, jo selektive

Aleanca për Shqiptarët përshëndet arrestimin e Janevës, ndërkaq fton institucionet kompetente për drejtësi joselektive duke zbardhur edhe rastet ‘Maxhar Telekom’, ‘Pacienti’, ‘Titanik 3’ dhe aferën me Fondin Pensional. (Meral Ismaili, TVM2)