Botë
Terrorizmi, Australia ngriti nivelin e alarmit
12.09.2014 15:34
Autoritetet në Australi, sot, më 12 shtator kanë ngritur nivelin e alarmit për terrorizëm, nga “i mesëm” në “të lartë”...

Kryeministri, Tony Abbot, njoftoi se nivelin e alarmit e kanë rritur me këshillë të Organizatës së Inteligjencës australiane.
Sipas Abbot, “ka njerëz që kanë qëllim dhe aftësi për të sulmuar Australinë”.
Agjencia australiane e Inteligjencës, ka paralajmëruar javë më parë se niveli i kërcënimeve terroriste është në rritje, kjo për shkak të bashkëngjitjes së pjesshme të disa australianëve në grupet e Shtetit Islamik për të luftuar në Siri dhe Irak.
