DAP, do të kryhen kontrolle në firmat e Boki 13
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron kontrolle në kompanitë....

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron kontrolle në kompanitë që kanë lidhje me Bojan Jovanovskin. Bëhet fjalë për BMJ Media Grup, Aleanca Ndërkombëtare dhe 1 TV. Deri të premten, priten urdhëresat për fillimin e kontrollit për hyrjen dhe daljen e mjeteve në këto kompani.
“Ne do të veprojmë në pjesën që ka të bëjë me tatimet, që deri të premten do të duhet ti japim urdhëresat për të nisur kontrollin si në Aleancës ndërkombëtare ashtu edhe në 1 TV, pastaj në BMJ Media Grup dhe te të gjithë ata obligues tatimor të tjerë, me të cilët ne kemi konstatuar përmes analizës se ka ekzistuar një lloj i caktuar marrëdhënie biznesi. Ne gjithashtu do të bëjmë kontroll dhe për të gjithë ata persona fizik të përfshirë në organet e Aleancës Ndërkombëtare, për të cilat do ti përcaktojmë pagesat që janë bërë” – u shpreh Sanja Llukarevska nga DAP.
DAP dje ka kryer kontrolle në 42 objekte afariste në komunën e Çairit përkatësisht në rrugën e pllastikave, me ç’rast te 12 prej tyre janë regjistruar parregullsi. Ndërsa që nga fillimi i proektit TVSH-ja ime janë skenuar 12 miljon kupona fiskal, derisa rreth 300 qytetar kanë parashtruar ankesë te autoritetet për shkak të mosdhënies së kuponit fiskal. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
