Trump dhe Macron pro rikthimit të Rusisë në G7

21.08.2019 19:12

Presidenti amerikan, Donald Trump është pro rikthimit të Rusisë në G7....

Presidenti amerikan, Donald Trump është pro rikthimit të Rusisë në G7, duke e transformuar në G8.

Një ide mbi me të cilën ështëdakord edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit Rusia duhet të ftohet në G7-ën e vitit 2020. Këto informacione janë publikuar nga kanali televiziv CNN që citon një funksionar të administratës amerikane, sipas të cilit ishte vetëm Macron që sugjeroi që Rusia të ftohet në G7-ën e vitit 2020 që do të zhvillohet në SHBA.

Ndërkohë Moska bën me dije se “për një rikthim të mundshëm në tavolinën e G7-ës duhet të formulohen propozime konkrete, nëse ka, si dhe t’i dërgohen palës ruse për t’u shqyrtuar”.