Botë
Stuhia diellore godet Tokën
12.09.2014 15:40
Ndikimet e erupsioneve të shumta që po ndodhin në diell, kanë nisur të arrijnë edhe në Tokë, ndërkohë që ekspertët shfaqin drojën se stuhia e sotme diellore mund të ndikojë në komunikacion...

Operatorët po punojnë për eliminimin e prishjeve, por nga zyra e Administratës për Atmosferë dhe Oqeani Kombëtare thonë se disa nga lidhjet me satelitin dhe sistemin global mund të përballen me një sërë problemesh.
“Tre stuhitë diellore që kanë ndodhur në diell kanë shkaktuar shok të madh elektromagnetik, ku dje i ka regjistruar sateliti për matjen e radioaktivitetit disa minuta para se të arrijnë në Tokë. Pavarësisht se shpërthimet ishin të mëdha, në Tokë nuk pritet ndonjë goditje serioze apo të pakontrollueshme. Ky lajm nuk ka nevojë të krijojë panik, pasi kjo stuhi diellore magnetike, e cila pritet të godasë Tokën sot pasdite, do të shkaktojë për pak kohë vetëm probleme me sinjalet e komunikimit”- deklaroi shkencëtari nga Qendra për Parashikimin e Prognozës në Hapësirë, Joseph Kunches.
Në Tokë një fenomen i tillë njihet si “Aurora”, e cila manifestohet me ndryshime interesante mbi Polin Verior dhe Jugor, duke lëvizur shpejt me ngjyrë vjollcë, të kaltër, të gjelbër në qiellin e natës.
Një stuhi e tillë diellore ka ndodhur në vitin 1989, si pasojë e të cilit sistemi elektrik në Kuebek kishte rënë, por duket se stuhia e re diellore nuk do të jetë e fuqishme, të paktën jo sa për fillim, pasi që priten stuhi më të fuqishme në vitet e ardhshme.
Stuhia më e njohur diellore ka ndodhur në vitin 1959, kur nuk kishte shumë aparate elektrike për komunikim, por për këtë arsye kishte kolapsuar i gjithë sistemi i komunikimeve telegrafike, madje disa stacione telegrafike edhe ishin djegur.
AMIR DURAK
