Komiteti i Helsinkit, rritet 30% diskriminimi në vitin 2018

22.08.2019 15:35

Diskriminimi në vend vitin e kaluar ka shënuar rritje për 30%...

Diskriminimi në vend vitin e kaluar ka shënuar rritje për 30% në krahasim me një vit më pare. Për dallim nga viti 2018, kur janë regjistruar gjithsej 119 raste, në vitin 2017, ishin regjistruar 82 raste konstaton raporti vjetor i diskriminimit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Shkaqet më të shpeshta të diskriminimi në regjistrin e rasteve, lidhen me statusin personal dhe shoqëror, gjininë, orjentimin seksual, aftësin e kufizuar, përkatësinë etnike dhe religjionin.

Sipas kordinatorit të projektit, numri më i madh i rasteve të paraqitura janë në sferën e marrëdhënieve të punës.

“Kemi 45 raste të diskriminimit në punësim, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me 19 raste të raportuara në vitin 2017. Nga ajo që kemi arritur të marrim nga gjykatat si informata të karakterit publik, është se gjykatat kanë iniciuar 36 procese për mbrojtje nga diskriminimi në vitin 2018 dhe kanë miratuar 49 vendime. Nga këto 49 vendime, 28 janë pozitive respektivisht është konstatuar diskriminim, që paraqet rritje të numrit të vendimeve pozitive nga viti paraprak” – u shpreh Koordinatori i projektit, Igor Jadrovski.

 Jadrovski theksoi se pavarsiht rritjes së diskriminimit në shumë sfera, është vërejtur që ka ulje të konsiderueshme të diskriminimit në arsim.

Sipas të dhënave të marra nga gjykatat si informacione nga karakteri publik, theksoi Jadrovski, gjykatat kanë inicuar 36 procedura për mbrojtje nga diskriminimi në vitin 2018 dhe kanë sjell 49 vendime, nga të cilat 28 janë pozitive dhe është konfirmuar diskriminimi dhe pesë janë vendime të plotfuqishme.

Ai rikujtoi se këtë vit është miratuar ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi i cili duhet të sjellë disa përmirësime, duke e profesionalizuar Komisionin për Parandalimin e Diskriminimit.

Ky projekt realizohet në kuadër të projektit “Avancimi i të drejtave të njeriut”, i mbështetur nga Zyra e OSBE-së në Shkup. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)