Hetimi për ‘Zhvatjen’, VMRO: Të hetohet edhe djali i Janevës

22.08.2019 16:20

VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuzat për lidhje në ‘Zhvatje’ të kryeprokurores speciale, Katica Janeva....

VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuzat për lidhje në ‘Zhvatje’ të kryeprokurores speciale Katica Janeva me kryeministrit Zoran Zaev.

Sipas partisë së Mickovskit, Janeva ka zhvatur në emër të kryeministrit, ndërkaq ky i fundit përpiqet që ta amnistojë atë nga akuza, pasi prokuroria shtetërore doli me deklarimet se nga paratë e zhvatjes te Janeva kanë përfunduar orendi në vlerë prej 4 mijë e 500 euro.

Zëdhënësi Dimçe Arsovski kërkoi zgjerim të hetimit edhe ndaj djalit të Janevës.

“Pse ende nuk ka nisur hetim për djalin e Janevës, Llazar Janev i punësuar si drejtor marketingu në televizionin e të dyshuarit të parë, për të cilin ka dyshime të fuqishme se ka punuar me të dyshuarin e parë në pjesën e zhvatjes dhe bashkë me të ka shkuar në takime nëpër ndërmarje të cilat kanë qenë objekt I zhvatjes. LSDM dhe Zaev janë në panik. Zaev është gati të sakrifikojë të gjithë për të shpëtuar veten dhe mos të arrihet në kokën e oktopodit.” – deklaroi Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

LSDM: Përgjegjësi, për të gjithë të përfshirët

Nga LSDM nëpërmjet një komunikate kanë mbështetur hetimin duke ripërsëritur nevojën për një proces transparent në përputhje me ligjet.

“Zhvillimet e fundit dëshmojnë se askush nuk është mbi shtetin dhe se çdonjëri do të përgjigjet për veprimet e kryera. LSDM inkurajon dhe fton institucionet të vazhdonjë hetimit rrënjësor për rastin ‘Zhvatje’ në përputhje me ligjet. Presim që hetimi të vazhdojë atje ku shpiejnë dëshmitë dhe askush mos të amnistohet”, shprehen nga LSDM.

Nga partija e Zaevit thonë se s’do lejojnë të kenë sukses përpjekjet për të penguar drejtësinë në zbradhjen e procesit gjyqësor dhe hetimi të marrë kahje tjetër. (Meral Ismaili, TVM2)