Osmani, “Zhvatja” test për vendin për marrjen e datës

22.08.2019 17:12

Zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani ju bën thirrje institucioneve shtetërore....

Zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani ju bën thirrje institucioneve shtetërore që t’i mbështesin në mënyrë të plotë autoritetet gjyqësore  në zbardhjen e rastit “Zhvajta”, në mënyrë që sipas tij, të kthehet besimi në institucionet dhe në sundimin e  ligjit.

Osmani thotë  se rasti “Zhavtja”  paraqet test për vendin në dhënien e datës për bisedime. Përkujton se nga takimet e tij me politikanët e  Skandinavisë,  ka marrë mesazhe dëshpëruese për zhvillimet e fundit.

“Rasti “Zhvatja ose Reket” paraqet test për  institucionet për të treguar se sa kanë ndërtuar kapacitete  për tu ballafaquar me sfidat e krimit të organizuar dhe korrupsionit,  të cilët mund të paraqiten në çdo vend të botës, por dallimin e bëjnë a kemi institucione për detektim të hershëm dhe për trajtim efikas të rasteve të tilla.  Unë kujtoj që kjo krizë e instiucioneve gjyqësore që u paraqit në momentet e fundit para vendimit të madh të BE-së, ne mund ta tranformojmë në mundësi duke e kaluar testin me sukses dhe duke dëshmuar para BE-së së institucionet tona janë në nivel të detyrës, kanë kapacitetet e mjaftueshme të guximshme t’i qasen çdo sfide që do të rrezikon dhe kërcënon shtetin ligjor” – theksoi Zv.Kryeminsitri për Eurointegrime, Bujar Osmani.

Osmani njëherit fton partitë opozitare shqiptare mos ta përdorin situatën  për përfitime  politike ditore, por të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, sepse sjelljet e tilla sipas tij kërcnojnë  pozicionin e vendit si para parnerëve ndërkombëtar.

Sa i përket zëvendësimit të prokurores speciale Katica Janeva, Osmani thotë se nuk është i thirrur në interpretimin e ligjit por për vendimet e  ardhshme rreth këtij institucioni,  por shton se në kushte krizash konsensualiteti dhe kompromisi janë zgjidhja e vetme, sepse njënashmëria sipas tij, përkeqëson situatën edhe më tepër.

Sa i përket miratimit të Ligjit të ri për Prokurorinë Publike,  Osmani thot se ekzsitojnë dallime  mes partive politike, por sipas tij këto dallime janë të tejkalueshme, për çka apelon partitë politike  për  mirkuptim, dhe përgatitje për kompromis për të ardhur  deri te institucionalizmi i  Ligjit për  Prokurorinë Publike. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)