Procedura për shkarkimin e Janevës, KPP pret njoftim zyrtar nga Ruskovska
Një ditë nga arrestimi i prokurores speciale Katica Janeva....

Një ditë nga arrestimi i prokurores speciale Katica Janeva, ende nuk ka filluar procedura për shkarkimin e saj.
Kreu i Këshillit të Prokurorëve Publike ka dërguar kërkesë te Kryeprokurori Lubomir Joveski dhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për t’i dhënë njoftim zyrtar se kreu i Prokurorisë Speciale Katica Janeva është e dyshuar dhe e arrestuar për rastin “Zhvartja.”
Në momentin që Këshilli i Prokurorëve Publik do të merr njoftimin, Kryetari Kole Shterjov do të thërret seancë ku do të filloj procedura për shkarkimin e Janevës, sipas nenit 18, të Ligjit të PPS-në.
Në ndërkohë, Prokuroria Themelore kumtoi se raporti është duke u përgatitur.
“Me kërkesë të Këshillit, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krrimit të organizuar dhe korrupcionit po përgatit pasqyrën e ngjarjeve dhe veprmeve të ndërmara që duhet të jenë pjesë e njoftimit drejtuar Këshillit. Meqë gjatë procedurës parahetimore dhe hetimore Prkuroria ndërmori një sërë veprimesh, Prokuroria do ta dorëzojë njoftimin në Këshillin e Prokurorëve gjatës ditës së sotme ose nesër në mëngjes.”- thuhet në kumtesën e Prokurorisë për krim të organizuar.
Megjithatë, shkarkimi i mundshëm i Janevës dhe zëvendësimi i saj ka hapur dilema për shkak të paqartësive në ligjin për Prokurori Publike për Ndjekjen e Veprave Penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.
Ligji parasheh mënyrën e zgjedhjes, ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimin por jo edhe caktimin e një ushtruesi detyre.
Megjithatë, neni 2 i dispozitave themelore të Ligjit për PPS-në thotë: “Për çdo gjë që nuk është rregulluar me këtë ligj, do të zbatohet Ligji për Prokurori Publike dhe rregullat tjera ligjore pozitive në Republikën e Maqedonisë.”
I thirur në këtë dispozitë, kryeprokurori Lubomir Jovevski, një ditë më parë tha se Këshilli i Prokurorëve duhet të konstatojë se Prokurorja Speciale është e penguar të kryej detyrën dhe kështu do të emërojë ushtrues detyre njërin nga 12 prokurorët e tjerë të Speciales. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
