Komisioni Evropian, nuk kemi pasqyrë të qartë për “zhvatjen”
Komisioni Evropian tani për tani përmbahet nga komentet për rastin “Zhvatje”.....

Komisioni Evropian tani për tani përmbahet nga komentet për rastin “Zhvatje” dhe vendimin e djeshëm për arrestimin e prokurores speciale Katica Janeva.
Komisioni Evropian, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e PSP-së gjatë negociatave në Përzhinë, thonë se nga afër vëzhgojnë ngjarjet në Maqedoninë e Veriut rreth rastit “Zhvatje” dhe se tani për tani KE nuk ka pasqyrë të qartë për atë çka saktë po ndodh.
“Nuk komentojmë hetime të tilla, BE-ja përkujton se është me rëndësi të vazhdojë lufta me korrupsionin nga niveli i lartë dhe të vendoset përgjegjësi ligjore për çdo krim.Situata është shumë e ndërlikuar dhe presim të marrim pasqyrë të qartë dhe më shumë informacione që të mund eventualisht të komentojmë” - qëndron në përgjigjen e shkurtër të Komisionit Evropian.
Ambasadorja britanike dëshmoni zbatimin e ligjit
Ndërkohë ambasadorja e Britanisë së Madhe në Shkup duke komentuar rastin Zhvatje ka vlerësuar se vendi ka një qasje drejt sundimit të ligjit.
Sipas saj ky rast ëshë mundësi e mirë që të dëshmohet drejtësia joselektive gjat zbatimit të ligjit.
“Efektiviteti dhe integriteti i të gjithë sistemit juridik është një parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin nacional. Rasti “Zhvatje” është një mundësi për të demonstruar zbatim efektiv, në kohë dhe jo selektiv të ligjeve në vend. Qytetarët duhet të shohin që ekziston një qasje e barabartë ndaj sundimit të ligjit” – tha Ambasadorja e Britanisë së Madhe në RMV, Rachel Galloway.
Puna e PSP-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër kushtet kyçe për marrjen e datë për negociata në muajin tetor, datë e cila deri më tani dy herë është shtyrë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
