Besa, arrestimi i Janevës të jetë mësim për të tjerët

22.08.2019 18:08

Reagim për rastin Zhvatje edhe nga Lëvizja Besa....

Reagim për rastin Zhvatje edhe nga Lëvizja Besa, nga e cila bënë apel deri tek prokurorët e tjerë special, që arrestimi i Janevës të jetë mësim për ta.

“Rikujtojmë qëndrimin tonë se është më se e nevojshme që sistemit juridik të shtetit ti jepet një impuls shtesë dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes një Komisioni shtetëror i udhëhequr nga SHBA dhe BE që jo vetëm do ndihmojë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut por do vendosë edhe themelet e një gjyqësori dhe prokurori profesionale”-thonë nga Lëvizja Besa.