Berat, pelegrinazh në Malin e Tomorrit
Mijera besimtare po marrin pjese ne pelegrinazhin ne Malin e Tomorrit ne Berat....

Mijera besimtare po marrin pjese ne pelegrinazhin ne Malin e Tomorrit ne Berat, me rastin e festës së Abaz Aliut. Në këtë njarje të shënuar për bektashinjtë marrin pjesë pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vendet fqinje.
Presidenti Ilir Meta, edhe këtë vit u bë pjesë e festës, ku bëri thirrje për paqe e vëllazëri mes shqiptarësh.
Në pelegrinazh morën pjesë edhe mjaft personalitete të tjera, mes të cilëve edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Ai tha se kjo festë është një nga menyrat e afrimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.
“Kam kenaqesi qe sot e ndaj me ju kete ditë, në të cilën kremtohet një festë e cila është shenjë e njësisë kulturore dhe shpirtërore te shqiptarëve dhe një nga mënyrat e afrimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve, si banorë të vjetër të gadishullit. Kam parasysh faktin se feja e cila është faktor i rëndëisshëm i integrimit për shqiptarët, ka pasur rrezik të jetë faktor dezintegrimi, kur kemi parasysh llojshmërinë e religjioneve që u takojmë. Por falë mencurisë, pjekurisë dhe largpamësisë, ky faktor nuk është pengesë për bashkimin tonë kombëtar” – tha Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Gjate ceremonise, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj, e vlerësoi Xhaferrin me certifikatë mirënjohjeje për kontributin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në maqedoninë e veriut dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe. (Luljeta Ndoka, TVM2)
