Botë

Kroacia nën ujë, banorët thajnë shtëpitë

12.09.2014 15:47

Deri në 240 litra shi në metër katror ranë mbrëmë në shumë vende të Kroacisë...

Tre orë sa zgjati stuhia, vuri në alarm të gjithë banorët. Autoritetet që herët shpallën alarmin portokalli jo vetëm në Kroaci, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Shiu i shoqëruar me erë të fuqishme dhe bubullima, u ka sjellë telashe banorëve dhe kompetentëve. 
 
Kryetari i Komunës së Letovanikut, Ivica Peroviq, thotë se të gjitha kapacitetet janë në gatishmëri dhe punohet për të vënë  nën kontroll situatën.
 
“Ne jemi në lidhje të përhershme me kompanitë qe kryejnë dhe  e menaxhojnë situatën, ata janë të gatshëm për të reaguar  dhe janë në shërbime kudo ku ka nevojë. Nëse situata bëhet edhe më e keqe, unë do të kontaktoj me Qeverinë për të kërkuar edhe ndihmën e ushtrisë”- deklaroi kryetari i Komunës së Letovanikut, Ivica Perovic.
 
Banorët dhe zjarrfikësit në fshatin Letovanic kanë luftuar për të ndaluar detin të përmbysë shtëpitë pranë brigjeve, por me gjithë përpjekjet, qindra shtëpi janë përmbytur. 
 
“Stuhia dhe rrëketë e shiut mbrëmë kanë përmbytur rrugët në Zadar, duke na lënë pa drita dhe mbi 100 litra shi për metër katror ranë në fushën më të gjerë të Shibenikut, janë përmbytur mbi 100 shtëpi”- tha një banore.
 
Derisa autoritetet dhe banorët numërojnë dëmet, sinoptikët thonë se përmirësimet e motit do të jenë të shkurtra dhe tani duhet të mësohemi me stuhitë dhe ciklonet e njëpasnjëshëm që gjithë verës derdhën shiun mbi Ballkan.
 
HAMIDE IBRAIMI-EMINI