Maqedoni
Ish të punësuarit e OHIS, me protesta kërkojnë 24 pagat e pa paguara
23.08.2019 13:48
Ish të punsuarit e fabrikës OHIS e cila ka falimentuar, kanë shprehur revoltën e tyre me protesta nëpër rrugët Shkupit...

Ata kanë protestuar para parlamentit, më pas kanë vzhduar drejtë Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë.
Ish të punësuarit e kësaj fabrike kërkojnë shlyerjen e borxheve të procesit të falimentimit për 24 pagat e papaguara dhe 16 muaj kontribute. Puntorët nuk i kanë marr tetë paga në vitin 2008 dhe 16 paga të tjera në periudhën e viti 2012-2013.
“OHISI është shitur por kjo nuk është akoma zyrtare sepse Qeveria nuk del ta dëshmojë sa para e ka shitur, kush e ka blerë, cila ndërmarrje e ka marrë. Ne kami pasur takime me kryeministrin Zaev për të shprehur shqetësimin tone, ai na tha do tju pranoj, do të flasim, por që atëher kanë kaluar 8 muaj dhe asgjë nuk është zgjidhur madie ai na premtoi që do të zgjidhen këto probleme. Kemi shkuar nëpër shumë institucione, asnjë prej tyre nuk na ka dhënë përgjigje konkrete, të gjithë heshtin. Ne këtu kemi dal, sepse kërkojmë të drejtat tona.Na kanë paguar dicka, nëse një I punësuar duhet të marrë 5000 euro merr 190 euro, këto janë mjete shumë të vogla. Tre deri në katër milion euro është shuma e borxhit që duhet tu jepet punëtorve”, u shpreh ish puntori i OHIS.
Sipas tyre, shteti është i detyruar t'u paguajë pagat sepse kishte kapital shoqëror në fabrikë. Ish të punësuarit e kësaj fabrike kanë protestuar disa herë përpara institucioneve përkatëse dhe kanë mbajtur takime me përfaqësues qeveritarë.
Ata njoftun sot se nuk kanë asnjë takim me ndonjërin nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve.
SEMRA AJETI
