Maqedoni

Zaev, Nina Angellovska ministre e re e finacave

23.08.2019 14:39

Këshilli Qëndror i LSDM-së vendosi të propozojë Nina Angellovskën si ministre të re të financave...

Poashtu janë caktuar edhe propozimet për zëvendësministrat e rinj të arsimit, Elizabeta Naumovska, të ekonomisë Kire Kolemishevski ndërsa për sistem politik, Nexhat Memedoviq.
 
Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së mbrëmshme të  Këshilli Qendror partiak tha se propozimet do të ia paraqesë për miratim Kuvendit.
 
“Do ti parashtroj propozim kuvendit për plotësimine  disa vende të zbrazëta. Do ti propozoj kuvendit që Misnitre e re e financave të jetë Nina Angellovska, propoizim për zëvendësministër të ri të arsimit Elizabeta Naumovska, do të parashtroj propozim për shkakrkimin e zëvendësministrit të ekonomisë Kire NAumov I cili shkon në vendin drejtor I Bankës për përkrahje dhe zhvillim dhe në vend të tij do të vijë Kire Kolemishevski dhe për zëvendësministër për ministrinë e re për sistem politik do ta propozoj Nexhat Memedoviqin”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
Këshilli Qendror i LSDM-së mbrëm gjithashtu zgjodhi edhe pesë nënkryetarët e partisë. Petre Shilegov dhe Frosina Remenski u larguan nga kjo pozitë.
 
Kosta Petrov dhe Milla Carovska do të jenë nënkryetarë të rinj ndërsa Oliver Spasovski, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zeqirido do të vazhdojnë të jenë nënkryetarë të LSDM-së.
 
Poashtu LSDM ka formuar edhe komisionin partiak një shoqëri për të gjith, që do të kryesohet nga deputetja Gjylimsere Kasapi. 
 
LEUNORA KALIQI