Maqedoni

Institutit për Demokraci, qytetarët të pa kënaqur me punën e kuvendit

23.08.2019 15:01

Megjithse Maqedonia e Veriut ka sistem parlamentar, qytetarët nuk kanë shumë njohuri dhe nuk janë mjaftueshëm të informuar me punën e kuvendit...

Sipas anketës së Institutit për Demokraci, nga 1000 të anketuar vetëm 46%  kanë njohuri për  punën dhe debatet publike në parlament.
 
Qyetarët poashtu kanë vërejtje për nivelin e diskutimit në kuvend, argumentimin si dhe për sjelljen komunikative dhe reagimet mes deputetëve, sidomos në seancat e pyetjeve të deputetëve.  
 
“Shqetësusese  është se  nga 32% të diskutimeve, deputetët nuk kanë asnëj argument dhe mbi 40% argumentojnë dobët, d.m.th. vetëm në 1% të diskutimeve deputetët kanë shfrytëzuar mbi dy argumente”, u shpreh Vlora Reçica - menaxhere në Institutin për Demokraci.
 
Deputetët punojnë kryesisht për interesat e tyre, bizneset dhe klanin partiak, thonë të anketuarit. Ata gjithashtu mendojnë se qeveria mbikqyr parlamentin edhe pse me kushtetutë duhet të ishte e kundërta. 
 
“72% nga qytetarët e anketuar  thonë se deputetët përfaqësojnë interesat e tyre personale. Vetëm 1/3 e qytetarëve theksojnë se interesat e tyre përfaqsohen në parlament. Perceptimi i shumë qytetarëve është se deputetët gjithmonë përfaqsojnë interesat e tyre personale, partiake  dhe interesat e biznesit  gjatë miratimit të ligjeve. Gjithashtu 62% e qytetarëve, vlersojnë se qeveria kontrollon parlamentin dhe jo palramenti qeverinë”, theksoi Reçica. 
 
Qytetarët gjithashtu theksojnë nevojën për komunikim më të afërt me deputetët e zonave të përfaqësuara dhe azhurimin më të shpeshtë të veb faqen kuvendore,  prej ku do të informohen për punën e organit ligjvënës. 
 
Rol të rëndësishëm në informimin e punës së parlamentit, të anketuarit kanë cilësuar edhe mediat, prej ku thonë se marrin shumicën e informacione për punët e parlamentit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU