Maqedoni
‘Zhvatja’, VMRO: Zaev i mbrojtur nga prokuroria shtetërore; Zaev: Hetimi të vazhdojë, s’jam i përfshirë në zhvatje
23.08.2019 15:26
Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të mbetet në shënjestër të akuzave të VMRO-së opozitare...

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të mbetet në shënjestër të akuzave të VMRO-së opozitare për zhvatje. Partija e Mickovskit thotë se ai është koka e oktopodit të zhvatjes, ndërkaq fajëson kryeprokurorin republikan Jovevski dhe prokuroren e krimit të organizuar Ruskoska se po mbrojnë Zaevin.
“Të gjithë dëgjuan se si Boki 13 në një nga audioxhirimet e ‘La Veritës’ përmend emrin e Zoran Zaevit dhe si ai nuk s’do bëj problem për zhvatjen. Të gjithë dëgjuan se si Boki 13 pasi që ka zhvatur, ka vazhduar në takim tek Zaev. Të gjithë e dijnë, përpos Ruskoskës dhe Jovevskit të cilën në konferencë për media gënjyen se politikanë nuk janë të përfshirë në ‘Zhvatje’. Ndoshta Ruskoska nuk zgjeron hetimin pasi mund të arrihet në kokën e oktopodit? Pse Ruskoska mbron dhe amniston Zoran Zaevin?”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Kryeministri Zaev ftoi në hetim të plotë, deri në fund ndaj secilit që ka gabuar para ligjit, ndërkaq mohoi akuzat se ka qenë I menaxhuar nga I dyshuari I parë Jovanovski për zhvatjet.
“Nuk ka një menaxhim të tillë. Asnjëherë nuk kam biseduar në këtë temë me zotëri Bojan Jovanovskin. E mohoj këtë plotësisht,s e gjoja kanë ekzistuar biseda me Bojan Jovanovskin në temë Orce Kamçev, Katica Janeva ose gjithçka tjetër që tanimë paraqet indikacion për veprime të jashtligjshme”, theksoi kryeministri Zoran Zaev
Kryeministri Zaev ftoi që sa më shpejtë të emërohet pasuesi I Janevës duke caktuar ushtrues detyre në përputhje me ligjin dhe apeloi VMRO-në por edhe partinë e tij, të afrojnë qëndrimet për ligjin për prokurori publike.
MERAL ISMAILI
