Moti, javën që vjen ulen temperaturat
Tashmë disa ditë po mbretëron moti i nxehtë me diell në vend...

Tashmë disa ditë po mbretëron moti i nxehtë me diell në vend, gjë që ka ndikuar në rritjen e thirrjeve në urgjencë.
Nga ndihma e shpejtë informojnë se me tepër ankohen pacientët me sëmundje kardio-vaskulare, ata që kanë problem me tensionin dhe pacientët me simptoma nevrologjike.
“Edhe pse zakonisht më të prekur nga moti i nxehtë janë më të moshurarit, nga urgjenca thonë se nuk përjashtohen edhe rastet kur ankohen edhe të rinjtë.
“Çdo vit gjatë periudhës së verës temperaturat e larta i sjell simptomat e njejta. Kategoria më e prekur janë të sëmurit kronik dhe personat më në moshë. Pacientët e rinj zakonisht paraqiten zakonisht për shkak të kolapseve, dehidrimit, lodhjes kronike, hyrjes në automjet të nxehtë që nuk është e ajrosur, ndryshimit të klimës, pra kur dalin nga ambient me klimë në mot të nxehtë” – deklaroi Marina Sotirovska nga ndihma e shpejtë.
Ndryshim të motit pritet të ketë gjatë fundjavës. Priten të rreshura dhe bubullima, por sipas meteorologëve kjo nuk do të zgjas shumë.
“Në ditët në vijim temperaturat do të kenë tendencë të uljes së butë, kurse gjatë ditës do të kemi mot jostabil me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm dhge vetëtima. Pas asaj, nga e mërkura pritet stabilizim I motit dhe rritja e temperaturave”
Të mos ekspozohemi në diell nga periudha kohore prej orës 10 deri më orën 17. Të vishemi me rroba më të lehta dhe të ndritshme, të konsumohen më shumë lëngje dhe të sëmurit kronik ta marrin rregullisht terapinë e tyre. Këto janë vetëm disa nga rekomandimet e mjekëve për këto ditë të nxehta verore. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
