Sportet e Tjera

KM Liria me medalje nga turneu prestigjioz në Turqi

12.09.2014 15:56

Mundësi i klubit të mundjes Liria, Minir Rexhepi ka fituar medaljen e arit në kategorinë 53 kilogram në turneun për pionier i cili u mbajt në Gemlik të Bursës -Turqisë...

Në finale, Rexhepi ka mundur mundësin turk me 10-0 duke dëshmuar kështu kualitetin që ai e posedon.

Ndryshe, deri në finale Rexhepi arriti falë fitoreve ndaj mundësit bullgar dhe turk.

Ndërkohë, pos Rexhepit me medaljen e bronzit u stolisën edhe Besir Alili në kategorinë 29 kilogram dhe Halit Osmani në kategorinë 42 kilogram. Shpresa e mundjes së KM LIira, Besir Alili gjithsejtë arriti të fitojë dy lufta, ndërsa pësoi një humbje, ndërkohë në luftën për vendin e tretë ai arriti të fitojë mundësin nga Rusia.

Nga ana tjetër, Halit Osmani zhvilloi tre luftëra ku prej tyre tre fitore ndaj mundësve turk dhe bullgar, ndërsa pësoi një disfatë nga mundësi gjeorgjian, duke i mjaftuar kështu vendi i tretë.

Nga ana tjetër, në këtë turne mjaft madhështor, KM Liria, e cila përfaqësoi Maqedoninë, në garat ekipore grumbulloi gjithsejtë 35 pikë, duke u plasuar në pozitën e pestë.

Ndërkohë, vendin e parë në garat ekipore e zuri nikoqiri Turqia me gjithsejtë 99 pikë, Gjeorgjia u radhët e dyta me 65 ndërsa në pozitën e tretë u plasua Bullgaria me 61 pikë.