Grupet e punës, ligji për PTHP-në, LSDM dhe VMRO rifillojnë negociatat
Bisedimet për projekt ligjin për Prokurorinë Publike mes pushtetit, përkatësisht LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së.....

Bisedimet për projekt ligjin për Prokurorinë Publike mes pushtetit, përkatësisht LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së do të vazhdojnë këto ditë. Palët kanë rënë dakord për një përpjekje të re në drejtim të harmonizimit të qëndrimeve dhe miratimin e një ligji me consensus politik. Vetë zëdhënsit e partive përkatëse nuk dinin të thonin se kur konkretisht do të mbahet takimi.
“Pritshmëritë ishin që bisedimet mes grupeve negocuese të partive do të vazhdonin sot, por nuk kam njohuri se kur dhe ku mund të mbahet takimi sot. Si parti, presim dhe apelojmë që në seancën e parë pas përfundimit të pushimeve të deputetëve do t ëvihet Ligji për Prokurori Publike.Miratimi i një ligji të tillë është nevojë thelbësore dhe me interes për vënien në funksion të shtetit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.” – tha zëdhënës i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
“Sa i takon takimit të grupeve punuese, sa jam i informuar ende nuk është caktuar termin se kur do të mbëhej takimi por pritet që takimi do tëmbahet sëshpejti për të shënuar ndonjë përparim dhe nëse është e mundur edhe konsensus për Ligjin për Prourori Publike. Për tu’u arritur consensus varet se sa pushteti dëshiron të shty amnesty të fshehtë për mafian shtetërore dhe ata që janë përfshirë në rastin “Zhvatja”, “Leonardo” dhe skandalet e tjera korruptive.” – deklaroi zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi takim mes grupeve punuese për Ligjin për Prokurorinë Publike i cili duhet të snksionojë edhe statusin e ardhshëm e Prokurorisë Speciale, si kusht i domosdoshëm në procesin eurointegrues për të vazhduar luftën kundër krimit dhe korrupcionit në nivele të larta.
Projekt/ligji është vënë në agjendën e Kuvendit, pa kompromis paraprak, menjëherë pasi kryeminsitri Zaev deklaoi të mbyllura negociatat jashtëparlamentare me VMRO DPMNE-në. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
